Veç lajmit të mirë se Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e negociatave për vendin tonë, lista e “detyrave të shtëpisë” do të shtohet.
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian. Po ashtu iu bëhet thirrje partive politike, pozitë-opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishme e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi.
“Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderueshme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE-së, për të krijuar sa më shumë besueshmëri. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende “i fortë””, thekson raporti për Shqipërinë.


