Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Fierit pas disa të shtënave mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një lokal pranë prefekturës së qarkut.
Personi i plagosur është Arbër Jakupi, 32 vjeç.
Lokali në drejtim të të cilit u qëllua shërben si pikë bastesh.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.
Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.


