• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Stresi kapet me KOKAINË/ Habit deputeti i PD-së: Është artist, i lejohet ndonjë VIZË
Home
Aktualitet
Kronikë

Stresi kapet me KOKAINË/ Habit deputeti i PD-së: Është artist, i lejohet ndonjë VIZË

14 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Arkimed Lushaj ose i njohur si Stresi u vu në pranga ditën e djeshme pasi u kap në një lokal në Tiranë, teksa po konsumonte kokainë.

Para hetuesve, Stresi mësohet të jetë shprehur se është konsumator droge me raste, por nuk është trafikant i saj.

Por, deputeti i PD-së, Luciano Boçi i ka dalë në mbrojtje atij, duke thënë se kryeministri Edi Rama, nuk organizon policinë për të kapur trafikantët e mëdhenj të drogës, por merret me një artist siç është Stresi.

Boçi vazhdon me tej me akuzat ndaj Ramës, për të cilin thotë se është angazhuar personalisht për tu hakmarrë ndaj familjes së Stresit, ku dihet se ajo është mbështetës e ish-kryeministrit Sali Berisha, transmeton Express.

Madje për ilustruar këtë gjë, Boçi përmend edhe rastin e babait të Stresit, Sali Lushajt, i cili disa herë është vënë në pranga nga policia pasi ka marrë pjesë në protestat e PD-së.

“Stresi i Ramës quhet STRESI. Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.

Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejtpërdrejta. Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia. 

Prandaj nuk është fare i qetë për këtë. Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar. I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.

Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte. Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë. Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë. Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht, është vetë kryeministri. Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”. Ky nderohet!????

Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.”, -shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Baresha e vogël nga Kukësi u ELEMINUA nga The Voice Kids/ Plasin komentet në rrjet: T'ju vijë turp...
Previous article Para Shqipërisë, Bale ka një hall të madh për të zgjidhur

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi Aktualitet

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital Aktualitet

SHERR NË BURGUN E FIERIT/ Dy të burgosur përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT