• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skenari për një ATENTAT NDAJ DOSHIT/ Pas 3 vitesh “ping-pong” dosja në Gjykatën e Tiranës
Home
Aktualitet
Drejtësi

Skenari për një ATENTAT NDAJ DOSHIT/ Pas 3 vitesh “ping-pong” dosja në Gjykatën e Tiranës

14 April, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën.

Pas Odisesë në të gjitha shkallet e gjyqësorit dhe pasi Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën, edhe Gjykata e Lartë ka larë duart nga gjykimi i kësaj çështjeje, duke e përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në gjykatën e kryeqytetit.

Siç mësohet nga burimet pranë Gjykatës së Tiranës, pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanët më të lartë në vend, u kthye në një loje ping-pongu në gjyqësor.

Kjo gjë ndodhi herë për paqartësi nëse duhej të gjykohej një ish-deputet si Frroku bashkë me një deputet si Doshi dhe herë se gjyqtarët i lexuan ndryshe nga njëri-tjetri ndryshimet ligjore të Reformës në Drejtësi.

Për më shume se 6 muaj dosja qëndroi e pezulluar në Gjykatën e Lartë, në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila zgjidhi dilemën nëse duheshin gjykuar në juridiksion fillestar të tre të akuzuarit.

Por kur kur dosja u riçel në Gjykatën e Lartë, dy prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga gjykimi duke lënë të paplotësuar trupën. Me rinisjen e procesit u lexuan në Gjykatë emrat e 50 dëshmitarëve mes tyre politikanët më të lartë në vend.

Por ndërsa për disa prej dëshmitarëve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017-a ishte vit zgjedhor, për vetë Gjykatën vera 2017-s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedures Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompetencës. Gjykata e Lartë përdori risinë e re të paketës ku nënvizohet se deputetët do të gjykohen nga Gjykata e re që do të hapet, por që sipas dispozitës kalimtare per momentin i përkasin Krimeve të Rënda.

Por Krimet e Rënda nga ana e tyre e gjetën veten jo kompetente duke ia kaluar sërish Gjykatës së Lartë me argumentin se kjo dosje i takon një gjykate të zakonshme.

Nuk dihet nëse Gjykata e Tiranes do t’i japë zgjidhje kësaj dosjeje, në të cilën thuhet se nuk pati asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, përveçse një bashkëpunim mes të pandehurve për të krijuar rrethana të rreme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë...
Previous article Rivaldo: Eliminimi i Barcelona-s është diçka e mirë për futbollin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT