Diart Tafa nga Shtimja, dhe vëllai i tij, Vullneti po kërkohen nga policia. Ata të dy me 8 prill inskenuan rrëmbimin e 11 vjeçarit nga Shtimja, Erlis Tafës.
Por, vëllezërit Tafa janë larguar nga Kosova menjëherë pas raportimit të Televizionit Shtatë, një ditë pas rrëmbimit se bëhej fjalë për inskenim të kësaj ngjarje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre.
Kryeprokurori, Shukri Jashari tregoi për Televizionin Shtatë si erdhi te zbardhja e këtij rasti.
Krejt kjo, sipas dëshmisë së të miturit u bë vetëm me një qëllim. Edhe pse fajtorët u gjetën, hetimet nuk do të mbyllen.
Lista e të dyshuarve, ka mundësi të përfshijë edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Erlisit.
Televizioni Shtatë mëson se Vullneti dhe Diarti, kishin joshur 11 vjeçarin me 100 euro para se rasti të ndodhte.
Pushimi i tyre i paraparë të zgjaste edhe 1 javë ishte ndalur, në momentin kur skandali ishte bërë mediatik.
Ata u kthyen në Belgjikë, me të njëjtën veturë që kishin inskenuar rastin.
Televizioni Shtatë, gjatë ditës ka vizituar edhe familjen Tafa, por, dyert e shtëpisë sot ishin të mbyllura.


