Një person është gjetur i pajetë një ditë më parë në oborrin e urgjencës së spitalit të Durrësit. Viktima është identifikuar si shtetasi I.SH., 54 vjeç.
Sipas burime policore, në trupin e të moshuarit të gjendur pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa viktima njihej si endacak.
Nga veprimet e kryera rezultoi se 54-vjeçari ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale, shtuan të njëjtat burime.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për vlerësim, njoftoi Policia.


