• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM BAD BOY”/ Të gjitha ARRESTIMET e reperit STRESI. Nga hedhja e dritares së komisariatit tek kallashi i… (VIDEO)
Home
Ekskluzive

“JAM BAD BOY”/ Të gjitha ARRESTIMET e reperit STRESI. Nga hedhja e dritares së komisariatit tek kallashi i… (VIDEO)

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Shpesh herë këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë bërë objekt skandalesh dhe të implikuar në precedentë kriminalë. Më i përfoluri ka qenë Arkimend Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin artistik “Stresi”.

Çfarë ndodhi Sot:
Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtarin Arkimed Lusha të njohur edhe si ‘Stresi’ dhe një shtetas tjetër të identifikuar si Kujtim Përshpalaj.

Sipas bluve të kryeqytetit, këta dy shtetas janë kapur duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 3 shtetas të tjerë, ndërsa ka sekuestruar edhe një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e të njëjtit lokal.

2 Nëntor 2012: Këngëtari Arkimed Lushaj mbante armë pa leje

Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin Stresi, është arrestuar nga Policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së Halloween-it.  Këngëtari i muzikës rep është kapur me një pistoletë pa leje, teksa dilte nga një lokal në orët e para të mëngjesit. Policia tha se Stresi, i cili shoqërohej edhe nga një mik i tij, është konfrontuar me dy punonjës të Komisariatit Nr.1, duke mos i lejuar që të ushtronin kontroll fizik ndaj tyre.

Ky konfrontim ka zgjatur rreth 15 minuta, që nga ora 03:00 deri në 03:15 të mëngjesit të djeshëm, dhe sipas Policisë ka sjellë plagosjen e njërit prej policëve, nga një shkrepje e pavullnetshme e armës së shërbimit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Murat Toptani”, saktësisht para bustit të Azem Hajdarit, gjatë kohës që në lokalet e natës në Tiranë zhvilloheshin festimet për natën e Halloween-it. Pasi i kanë marrë Stresit armën që mbante në brez, këngëtari ka tentuar sërish që të largohet, por në këtë kohë njëri nga efektivat, Dorian Husolli, duke tentuar që ta neutralizonte ka nxjerrë nga brezi armën e shërbimit për të qëlluar në ajër.

21 Qershor 2015: Stresi është arrestuar nga policia në shkollën Petro Nini Luarasi teksa kishte shkuar për të votuar.

Arsyeja e shoqërimit të tij nga policia është që këngëtari kishte probleme me ligjin pasi ishte shpallur në kërkim pas arratisjes nga burgu që solli edhe shkarkimin e disa policëve. Stresi është çuar në komisariat për t’iu nënshtruar verifikimit nëse është ende në kërkim apo jo. Ndërkaq ka folur edhe menaxheri i këngëtarit duke pohuar se ky arrestim ka prapavijë politike dukeqenëse Stresi mbështet të djathtët dhe, edhe më herët ka deklaruar se “nuk kthehet në Shqipëri pa ikur qeveria Rama”.

6 janar 2017: Stresi sërish në kërkim: Qëllon me shotgun dhe poston videon.

21 Qershor 2017: Stresi u arrestua tek shkolla Partizani pranë disa qendrave të votimit. Stresi mësohet se ishte kthyer në Tiranë për zgjedhjet por kjo aventure e tij ka shkuar keq, pasi është arrestuar nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim pas arratisjes nga komisariati i policise në fundjanarin e këtij viti. gjatë kësaj periudhe ai tha në emisionin e Arian Çanit se ndihej i përndjekur nga qeveria e re Rama dhe për këtë arsye kishte vendosur të “emigronte” në Gjermani.

Por pak ditë më pas frika iu bë realitet. “djali i keq” u shoqërua për në Polic për shkak të gjendjes së dehur në të cilën ndodhej kur drejtonte automjetin e tij. Por Stresi i stërvitur, ka mundur të arratiset nga komisariati nr. 3 në Tiranë, duke u hedhur nga dritarja. Ai ka qenë pa pranga dhe kjo i ka lehtësuar planet e këngëtarit për të ikur gjë që ka bërë të pushohen edhe 7 policë nga puna.

Si tallet Stresi pas arrestimeve:

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article As PSG, as Arsenal ja ku do të shkojë Luis Enrique!
Previous article Akuzat nga Frankfurt: Bayern nuk ka asnjë respekt për ekipit e tjera gjermane

F.autor

Postime të ngjashme

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person Aktualitet

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT