• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Surpriza e parë e madhe/ PROKURORIA rrëzon “VETTINGUN” për gjyqtarin Besnik Ymeraj. Nuk fillon hetimet (DETAJET)
Home
Uncategorized

Surpriza e parë e madhe/ PROKURORIA rrëzon “VETTINGUN” për gjyqtarin Besnik Ymeraj. Nuk fillon hetimet (DETAJET)

13 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Surpriza e parë e madhe për reformën në drejtësi e për atë që konsiderohet si filtri gati i pakalueshem për shumicën e 800 gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Shqipërisë. Prokuroria rrëzon “Vettingun” për Gjyqtarin Besnik Ymeraj. Nuk fillon hetimet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ose shkalla e parë e vettingut e kishte ndërprerë procesin administrativ të kontrollit të ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Ymeraj. Shkak ishte bërë dorëheqja e tij.

Megjithatë KPK e çoi në prokurori për verifikimin penal të pasurisë së Ymerajt meqë ajo sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ishte e detyruar që ta ndërpriste procesin kur subjekti del me vullnetin e vet nga sistemi i drejtësisë, me anë të dorëheqjes.

Pas verifikimeve të bëra Prokuroria me sa duket nuk ka gjetur elementë për ta regjistruar zyrtarisht e për të nisur procedimin penal ndaj Ymeraj, i cili tani është një qytetar i lirë për të vijuar pa detyrime ndaj drejtësisë, jetën dhe aktivitetin e tij.

ÇFARE KISHTE NDODHUR ME PARE?

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procedurën e vetingut për gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Imerajt pasi ky i fundit dha dorëheqjen.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ndërpreu procedurën e rivlerësimit kalimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj për shkak se ky i fundit dha dorëheqjen nga pozicioni i tij më 31 janar 2018 dhe e motivoi atë “me arsye personale dhe shëndetësore”.

Sipas vendimit që KPK mori më 12 shkurt, dorëheqja e gjyqtarit sjell edhe ndërprerjen e procesit të vetingut.

Sipas komisionit, vendimi është në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, i cili thotë se: “subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”.

Imeraj ishte ndër të parët gjyqtarë që u përfshi në procesin e vetingut për shkak të pozicionit të tij: përveçse anëtar i Gjykatës Kushtetuese ai u zgjodh me short edhe si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Besnik Imeraj ka një karrierë të gjatë dhe të diskutueshme në sistemin shqiptar të drejtësisë. Ai u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2013, pas një mandati  8 vjeçar në Gjykatën e Lartë. Në vitet 2000-2006, Imeraj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Si anëtar i Gjykatës së Lartë, Imeraj ka qenë anëtar apo kryesues i çështjeve të rëndësishme gjyqësore si tragjedia e Gërdecit apo çështja e rrugës Durrës-Kukës. Në të dyja rastet, akuzat u pushuan si për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu ashtu edhe për ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

Pavarësisht pozicioneve të larta në të shkuarën, Imeraj është i detyruar të qëndrojë jashtë sistemit për një periudhë 15-vjeçare.

“Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare,” thuhet në pikën G të aneksit të Kushtetutës.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me gjyshen më seksi në botë, që sfidon vajzat e reja (FOTO)
Previous article Alkool, pa rrip sigurimi, pa patentë dhe duke folur në telefon/ POLICIA BËN KËRDINË NATËN jep 272 masa administrative

Redaktor1

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT