• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENA/ Si u bë “ADRIATIK LLALLA, një kukull e dorëzuar në duart e Ilir Metës e Sali Berishës, që kishte lejen të bënte lekë”
Home
Breaking News

PRAPASKENA/ Si u bë “ADRIATIK LLALLA, një kukull e dorëzuar në duart e Ilir Metës e Sali Berishës, që kishte lejen të bënte lekë”

13 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adriatik Llalla nga njeriu që ishte zgjedhur nga Parlamenti për të hetuar krimin në Shqipëri është shndërruar në pasqyrën ku gjithkush mund të shohë raportin e drejtësisë së vjetër me opozitën e sotme dhe arësyet se përse u dhemb aq shumë sot, zbatimi i reformës në drejtësi. 

Mero Baze shkruan se “Adriatik Llalla provoi se është thjeshtë një kukull e dorëzuar në duart e Sali Berishës dhe Ilir Mëtës, me lejen që të bëjë ndonjë lek dhe pasuri dhe të bëjë ndonjë shërbim politik ndaj tyre. Gjithçka ua ka bërë siç ja kanë kërkuar.”

Sipas analistit, “në fund si shërbim, Adriatik Llalla u ka firmosur edhe këtë letër, që dhe nëse rri dhjetë vjet në burg, po ta lexojë përditë s’ka për të mësuar dot përmendësh. Është historia më e dhimbshme e keqpërdorimit të një prokurori nga politika në Shqipëri, që nga diktatura komuniste.”

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Bëni një ushtrim të thjeshtë. Mendoni për një moment se Adriatik Llallën nuk e njihni dhe askush nuk ju thotë që ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri. Merrni letrën e tij drejtuar Departamentit të Shtetit, në Maj të vitit 2017 dhe lexojeni për të kuptuar se kush mund ta ketë shkruar.

Pastaj ti befas kujtohesh që këtë letër formalisht e ka firmosur Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe kupton se prej kohës së Arianit Çelës, asnjë Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri, nuk ka qenë kaq politik, kaq i keqpërdorur nga politika dhe kaq kamikaz për të gjykuar më shumë si militant politik, se sa Prokuror i Përgjithshëm.

Dhe të mendosh se, sikur ta marrësh atë letrën tani dhe ta ulësh Adriatik Llallën përpara, duke e pyetur për çdo paragraf, kam frikë se jo vetëm që nuk do ta riprodhojë, por dhe mund të hutohet, nëse e ka shkruar ai apo jo atë letër.

Le të shikojmë disa fakte.

Në fillim të letrës, në më shumë se një faqe, ish kryeprokurori i përshkruan Departamentit të Shtetit, përbërjen e Komisionit të Lartë të Reformës duke përgojuar dhe ekspertë të lartë, të njohur në Shqipëri, si njerëz të “Soros”. Në fakt, asnjë prej tyre nuk mund të quhet njeri i Sorosit, as në aspektin formal, pasi Aurela Anastasi ka gjithë jetën pedagoge në Universitetin e Tiranës, Kristaq Traja gjyqtar në Strazburg dhe Sokol Sadushi në Gjykatën e Lartë. Por etiketimi si të “Soros”-it, bëhet pasi në vitin 2017 opozita e kishte në modë etiketimin si të “Sorosit”, pasi kishin dëgjuar që ky Soros është armik i Trumpit dhe kjo mund të bënte punë. Ndërkohë ky tipi që firmos është Prokuror i Përgjithshëm dhe në vend të hetojë krimin në Shqipëri, heton seminaret ku ka pirë “Fanta” Aurela Anastasi, me dieta nga Fondacioni Soros.

Pastaj më poshtë, ish Prokurori i Përgjithshëm merret me një protestë të Shoqërisë Civile që ai e etiketon si të “Sorosit”, kundër atyre që pengonin reformën në drejtësi dhe u referohet prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe aty fajëson ambasadorin Lu që i ka mbështetur, duke u futur mes tyre me pankarta në dorë.

Detajet tregojnë se ish Prokurori i Përgjithshëm, ka fiksuar dhe vendin ku ka qenë zoti Lu në këtë protestë, një vemendje kjo tepër e madhe për një diplomat nga një ish Kryeprokuror, i cili ka pasur detyrë të hetonte krimin dhe korrupsionin në vend dhe nuk e bënte.

Më pas vazhdon me takimin e tij me ambasadorin Lu dhe ka shpikur kërkesën e tij për arrestimin e Ilir Metës. Qetësia me të cilën e ka bërë këtë gënjeshtër pa asnjë provë, duke e paraqitur ambasadorin Lu, si një “gangster” që nuk i dhimbsej stabiliteti i Shqipërisë, e cila mund të merrte flakë po të arrestohej Ilir Meta, është mbresëlënse. Fjalitë e rrumbullakosura me dy kuptime që ai citon ambasadorin, janë aq të vështira për leksikun e Adriatik Llallës, sa sikur ta lësh një muaj të bëj prova ta lexojë atë letër dhe ti thuash: “ma thuaj çfarë the”, ai nuk e bën dot.

E vërteta është se ambasadori Lu i ka kërkuar që Llalla ti dorëzonte një kopje të dosjes së skandalit “CEZ/DIA”, Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe Llalla ka refuzuar nën arsyetimin se “aty preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë”. Këtu është ndërprerë filmi i tij me SHBA, por që ai po tenton ta tregojë ndryshe historinë. Aq ndryshe sa dhe vetë zor se e kupton si e kanë treguar në emër të tij, në atë letër.

Me të njëjtën gjuhë ai flet për ambasadorin Lu si “sekser”  gjyqesh pro “Bankers Petrolium”, pa dhënë asnjë fakt, dhe implikon vetëveten në një histori, që e paraqet si një krim, që ai nuk e ka denoncuar. Por ngaqë është trillim, ai e tregon si të dëgjuar nga shtypi.

Edhe më qesharake është ankesa  e tij pse i është refuzuar viza për në SHBA atij dhe familjes së tij, pas lindjes së fëmijës së tretë në 31 dhjetor 2016 në SHBA. Po ashtu flet se si ambasadori Lu i ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë, duke ju hequr vizat për SHBA vetëm se ata ishin kundër reformës në drejtësi. Ajo që të bën përshtypje në letrën e Llallës, është se ai i shkruan Departamentit të Shtetit, nën bindjen që ekzistonte tek militantë të PD apo LSI, që SHBA është kundër reformës në drjetësi dhe se atë po e  bënte Lu me kokë të tij. Kjo kuptohet lehtë kur ti shikon se ai është krenar me prokurorët dhe gjyqtarët që ishin kundër reformës dhe i paraqet ata si heronj të persekutuar nga një ambasador, që donte deomos një reformë “për vete”. Të njëjtin mendim ka dhe për disa politikanë që morën lajmërime zyrtare se do të ketë qëndrim nga SHBA nëse nuk votojnë refomën. Pra në mendjen e tij, ish Kryeprokurori,  i di ata heronj, që i ka poshtëruar Donald Lu dhe i ankohet Departamentit të Shtetit për këtë gjë.

Edhe më politike është përmbajtja e letrës ku ish Kryeprokurori flet për drogën në Shqipëri, për të cilën akuzon më shumë ambasadorin Lu se sa Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit që nuk ka kapur kultivuesit e hashashit. Ai e paraqet historinë e drogës në Shqipëri si një histori të Donald Lu, i cili sipas tij paska thënë se “për SHBA nuk është problem droge”, dhe se ai nuk ka folur kurrë kundër saj. Madje, për këtë citon dhe një analist pa emër të opozitës. Edhe pse vetë ishte personi kryepërgjegjës që duhej të luftonte krimin dhe drogën në Shqipëri, ai duket se e ka pasur mendjen më shumë se çfarë ka bërë Donald Lu se sa çfarë ka bërë Kuliçi që binte drogë nga Kolumbia apo ata që mbillnin në Vlorë Tepelenë, Krujë e gjetkë.

Nëse do ta  lexosh këtë letër, ti do të kuptosh se ne kemi pasur Kryeprokuror një udhëheqës të vemendshëm politik të opozitës, i cili gjithë kohën ka qenë i zënë, duke qëmtuar zhvillime që të ndërtojë një teori politike. Nuk do të ishte keq që Adriatik Llalla ta kuptonte atë letër që ka firmosur. Do të ishte arritje intelektuale për të. Problemi i tij është se ai as atë letër nuk arrin të kuptojë, si shumë gjëra të tjera. Ai provoi se është thjeshtë një kukull e dorëzuar në duart e Sali Berishës dhe Ilir Mëtës, me lejen që të bëjë ndonjë lek dhe pasuri dhe të bëjë ndonjë shërbim politik ndaj tyre. Gjithçka ua ka bërë siç ja kanë kërkuar. Në fund u ka firmosur dhe këtë letër, që dhe nëse rri dhjetë vjet në burg, po ta lexojë përditë s’ka për të mësuar dot përmendësh. Është historia më e dhimbshme e keqpërdorimit të një prokurori nga politika në Shqipëri, që nga diktatura komuniste.

Lexojeni këtë letër dhe faljani për një moment Adriatik Llallës korrupsionin, tokat e blera nga kriminelë, pastrimin e parave, jetën luksoze dhe gjithçka tjetër. Lexojeni për të kuptuar çfarë kamikazi politik ka pasur në krye Prokuroria. Një Kryeprokuror që nuk e ka kuptuar as çfarë ka firmosur në atë letër. Se po qe se betohet që e kupton, do të ishte provë e mjaftueshme për ta shkarkuar edhe sikur të ishte i ndershëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Ky parlament nuk e përfaqëson Shqipërinë!
Previous article Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Salianji: Shoku Gramoz, ç’janë këto fletërrufe edukuese? Ruçi: Që ta dish ti, more djalë…

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT