• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHERRET NË PARLAMENT/ Shqipëria e treta në botë, pas Ukrainës dhe Ugandës! (FOTO)
Home
Shqipëri

SHERRET NË PARLAMENT/ Shqipëria e treta në botë, pas Ukrainës dhe Ugandës! (FOTO)

12 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Në një renditje që nuk të bën aspak krenar, Shqipëria renditet e treta në botë për skenat e turpshme që ofron Parlamenti i saj.

Për fat të keq, një vend me probleme të shumta politike në Europë, Ukraina dhe një vend në Afrikë, Uganda, na kanë zbritur në shkallën e tretë të podit.

Megjithatë, falë përpjekjeve të “lavdërueshme” të opozitës, kjo renditje mund të ndryshojë shumë shpejt.

Kjo është renditja botërore e sherreve Parlamentare

1. Ukraina


A ka një arsye përse një boksier profesionist të bëhet deputet? Në Ukrainë po. Sherret atje janë aq të shpeshta, sa që një parti zgjodhi të besonte tek Vitali Klitçko, kampion bote në peshat e rënda, për deputetin e saj. Të paktën, sa herë debati parlamentar nuk shkonte mirë, partia në atë kohë në opozitë kishte një kartë që mund të përdorte me sukses kundër qeverisë, një boksier. Pas disa sherreve të fituara me nokaut në “ringun” e Parlamentit, sot Vitali Klitçko shërben si kryebashkiak i Kievit.

2. Uganda


Një vend i varfër në Afrikë, Uganda njihet për sherret e përjavshme në Parlamentin e saj. Është e zakonshme, që deputetët në këtë vend të përleshen me karrige kokës dhe çfarë t’u kapë tjetër dora. Për këtë arsye, nuk është habi që Uganda është një prej vendeve me numrin më të ulët të deputeteve femra në botë.

3. Shqipëria


Ditën e sotme, deputetët e opozitës hodhën vezë, miell dhe shishe me ujë ndaj Kryeministrit, por në të shkuarën ka pasur edhe raste të tjera më flagrante, si thyerja e karrigeve dhe shkulja e vazove në protestën e Ilir Metës kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 apo qëllimi me armë i Azem Hajdarit, në vitin 1996, nga Gafurr Mazreku.

4. Afrika e Jugut


Një vend ku përditë ndodh diçka interesante, Afrika e Jugut spikat edhe për “debatin” shumë ngjyrësh në Parlament. Dhe atëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë, edhe atje fluturojnë gurë, bomba me gazlotsjellës dhe ashtu si këtu tek ne, miell.

5. Ruanda


Po të mos ishte për gjenocidin e tmerrshëm të vitit 1994 apo filmin e shumëvlerësuar nga Hollivudi, “Hotel Rwanda”, pothuajse askush nuk do ta kishte dëgjuar emrin e këtij vendi. E megjithatë, Ruanda ka shumë më tepër se çfarë të ofrojë se historia e saj e turbullt. Parlamenti, ku karriget janë zëvendësuar nga kolltukë të rehatshëm nën stilin britanik (Ruanda është një ish-koloni), shndërrohet vazhdimisht në një arenë konflikti. E megjithatë, mungesa e karrigeve zbret këtë vend në vendin e pestë. Deputetët atje mjaftohen me shuplaka, shkulje kravate dhe sharje të rënda farefisnore, ndikuar kjo edhe nga fakti që vendi është i gjithë i ndarë nga dy fise të mëdha, hutu dhe tutsi.

Të tjerët


Në “top 10” të kësaj liste përfshihen edhe Maqedonia, Kosova, Turqia dhe Tajvani. Një vit më parë, në Maqedoni, në ditën e votëbesimit të qeverisë përgjakën kryeministrin Zaev. Në Kosovë, bombolat me gazlotsjellës janë në rendin e ditës. Në Turqi, Erdogan ka vënë pak rregull, por prapë kollaret atje më shumë shkulen se sa mbahen. Tajvan, një vend interesant, sherrin e bëjnë më shumë gratë se sa burrat. /Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Verstappen ka një shpjegim se përse Hamilton e sulmon atë
Previous article Roma eliminon Barçën, Valencia humb 11 milionë euro

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT