Pas publikimit te raportit te Freedom House ku theksohej se Ilir Meta ishite simboli i korrupsionit ne Shqiperi, ka shperthyer lufta e hapur mes Presidentit dhe amerikaneve.
Meta e konsideroi raportin te pavertete ne ate qe thote dhe se ndikohet nga axhenda politike.
Me kërkesë të Zërit të Amerikës, Freedom House reagoi lidhur me komentet e bëra sot nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata.
Ne reagimin per VOA, FREEDOM HOUSE shprehet se eshte organizate JOpolitike e jopartiake dhe se palet ne Shqiperi duhet ta lexojne te plote raportin.
Ja reagimi i plotë i Drejtorit të Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby:
“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”


