Në lidhje me raportin e Freedom House reagoi sot edhe drejtori i Komunikimit në Presidencë, Emiljano Aleksi.
Sipas Aleksit ky raport është bazuar mbi dozat kolumbiane të kokainës dhe jo rastësisht ka mbushur faqet e portaleve të oligarkëve.
“Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë.
Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Aleksi.