• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I FREEDOM HOUSE për 2017, veçohen arritjet e Policisë: Rezultate pozitive kundër korrupsionit
Home
Sociale

RAPORTI I FREEDOM HOUSE për 2017, veçohen arritjet e Policisë: Rezultate pozitive kundër korrupsionit

11 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Policia e Shtetit është institucioni më i vlerësuar në raportin vjetor të organizatës prestigjoze Freedom House.

Raporti duke iu referuar sondazheve me publikun thekson se është rritur besimi tek Policia e Shtetit. “Gjatë vitit 2017 ka pasur progres përsa i përket luftës ndaj korrupsionit në administratë dhe ndaj mitmarrjes, veçanërisht në forcat e policisë. Gjithashtu ka pasur progres në luftën kundër drogës, e cila është reflektuar edhe në uljen e kultivimit të kanabisit”, citohet Raporti i FH.

Më tej, duke iu referuar agjencive ligj zbatuese italiane, nënvizohet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike gjatë vitit 2017. “Sipas raportit të Policisë italiane, kultivimi i kanabisit ka rënë në mënyrë drastike në Shqipëri gjatë vitit 2017, nga 219 hektarë në vitin 2016 në 1.9 hektarë dhe kjo falë ndërhyrjes së policisë shqiptare”, shkruhet në raport.

Përsa i përket korrupsionit, thuhet se hapa pozitiv janë bërë në këtë drejtim, sidomos në forcat e Policisë, me një ulje të ndjeshme të përceptimit të qytetarëve. “Ka pasur disa rezultate pozitive në fushatën e qeverisë kundër korrupsionit, të cilat janë reflektuar në sondazhe, ku të anketuarit tregojnë se korrupsioni ishte i përhapur me 52% në forcat e policisë, 11% më pak se në 2016, ku ishte 63%”.

Freedom House ndërkohë vlerëson si pozitiv edhe uljen e numrit abuzimeve të policisë në paraburgim. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka raportuar për një ulje të numrit të personave që janë ankuar për abuzime nga policia në paraburgim”.

Në kuadër të reformës në drejtësi do të ngrihen edhe 3 institucione të reja për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë: Gjykata Speciale, Prokuroria Speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, modeluar sipas FBI-së në SHBA. Në mes të korrikut nënvizon raporti, 12 oficerë nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA, erdhën në Tiranë për të trajnuar anëtarët e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit të Shqipërisë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherr para diskos/ Amerikani grusht shqiptarit, ky mbledh shokët dhe i bëjnë hatanë
Previous article DETAJE/ I vranë djalin për hakmarrje, babai i dënuar përjetë nuk merr pjesë në varrim

Redaktor2

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT