• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sherr mes të rinjve në Bllok, nxirren armët, plagoset një 27-vjeçar (VIDEO)
Home
Breaking News

Sherr mes të rinjve në Bllok, nxirren armët, plagoset një 27-vjeçar (VIDEO)

10 November, 2017 k.autor Breaking News, Kronikë

 

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri në zonën e Bllokut, ku janë nxjerrë armët dhe është qëlluar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate. 27-vjeçari Erlis Duka ka mbetur i dëmtuar nga goditjet me grushte. Policia ka shoqëruar 15 persona, por ende nuk ka emrat e autorëve.

 

Të shtëna me armë

Ndërkohë në Tiranë… Të shtëna me armë.

Posted by JETA OSH QEF on Donnerstag, 9. November 2017

 

Një dëshmitar ka dërguar në “BalkanWeb” një video nga vendi i ngjarjes duke rrëfyer edhe si ndodhi ngjarja. Ndonëse policia foli për një të lënduar, ai thotë se janë plagosur dy persona dhe se policia ka mbërritur 10 minuta me vonesë.

 

“Përballë Sky Tower ka ndodhur një përplasje me armë. Janë plagosur dy veta, kanë qëlluar me armë. Ndërkohë policia po kërkon. Gëzhojat janë shpërndarë, kanë shkelur edhe mbi gjurmët. Mund të kenë qenë 2-3 persona. Policia ka ardhur 10 minuta me vonesë. Ambulanca tani erdhi”, raporton dëshmitari pak minuta pas ngjarjes për “BalkanWeb”.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8″ ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në rrugën ” Brigada e 8″, ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi E.D., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grusht.

Shtetasi E.D., është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Familja e Schumacher shpreson ende për një 'mrekulli' mjekësore
Previous article Pajisja e veçantë që do të "shpëtojë" Trump-in

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT