Fqinjët dhe të afërmit kanë lajmëruar policinë, e cila ka pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes është vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Tufinës, ku dyshohet se janë fshehur autorët. Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe shoqëruar 5 dëshmitarë që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, pasi është errësirë totale.
Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë në errësirë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun. Zyrtarisht ende nuk dihen motivet, por duket se vrasja e të riut ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë. Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje në vitin 2010, ndërsa përpos tij për të njëjtin krim është dënuar edhe nipi i tij me 10 vite. Pistën e hakmarrjes e përforcon edhe fakti që viktima nuk ka precedent penal.
Ai kishte përfunduar studimet për turizëm në Durrës, ndërsa në 2015 kishte kërkuar azil në Suedi nga frika e hakmarrjes, por kërkesa i ishte refuzuar. Pak kohë më parë ai ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa mbrëmjen e sotme u ekzekutua. Vrasja e sotme në kryeqytet është e radhës e një serie ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur. Kujtojmë që pak kohë më parë u vra në Bllok biznesmeni Memli Begalla.
Njoftimi i policisë për vrasjen në Tiranë
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç. Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes. Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane. Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.
Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .
Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë.
28-vjeçari kishte frikë se pas dënimit të babait të tij për dy vrasjet, do të kishte një hakmarrje ndaj tij, por kërkesa u refuzua duke e kthyer në Shqipëri. Pasi kanë mësuar kthimin e tij në Shqipëri, autorët kanë organizuar vrasjen.

Pas përfundimit të studimeve në Durrës për Turizëm, ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil. Por i riu 28-vjeçar ishte kthyer pak kohë më parë nga Suedia, pasi i ishte refuzuar azili.
Mario Majollari i frikësohej hakmarrjes, prandaj kishte kërkuar azil, por kërkesa u refuzua në Suedi dhe i riu u kthye në Shqipëri. Autorët ishin informuar për kthimin e tij duke nisur planin, të cilin e konkretizuan sonte duke e ekzekutuar pranë banesës.




