Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se një person është qëlluar për vdekjen në zonën e njohur si ‘Kinostudio”
Ai është qëlluar me tre plumba në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo emri i viktimës.
Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


