Punimet për rrethrrotullimin tek “Zogu i zi” kanë nisur para vjeshtës së kaluar, e duket që gjatë dimrit punimet nëntokësore kanë avancuar. Hapja e kohës përkon me dhënien e dorës së fundit deri në përfundimin e projektit.
Ky rrethrrotullim është një nga nyjet më të rëndësishme të Tiranës, si dhe porta hyrëse e dalëse për mijëra njerëz në kryeqytet.
Tani me sa duket do të kemi një prezantim më dinjitoz që plotëson aksin: Sheshi “Skenderbej”, “Rrugën e Durrësit” deri në hyrje daljen nga Tirana nëpërmjet autostradës.





