• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bastisi zyrën e avokatit të Trump, presidenti amerikan i zemëruar me prokurorin: E TURPSHME
Home
Nderkombetare

Bastisi zyrën e avokatit të Trump, presidenti amerikan i zemëruar me prokurorin: E TURPSHME

10 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka lënë ende të kuptohet nëse ka ndërmend ta shkarkojë Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller. Ky i fundit shkaktoi zemërimin e tij me marrjen e një autorizimi nga gjykata për të kontrolluar zyrën e avokatit personal të zotit Trump, Michael Cohen.

Dje, gjatë bastisjes së zyrës së tij FBI-ja konfiskoi dokumente, përfshirë ato që lidhen me marrëdhënien e dyshuar të Trump me një aktore filmash pornografikë.

Trump e quajti bastisjen me miratimin e zotit Mueller, në zyrën e avokatit Michael Cohen, “një situatë të turpshme, sulm ndaj vendit dhe një nivel të ri ku ka arritur padrejtësia”.

“Përse nuk e shkarkoj Mueller-in? Mendoj se është një turp ajo që po ndodh. Është me të vërtetë një situatë e trishtuar kur sheh se çfarë po ndodh. Shumë njerëz më kanë thënë se duhet ta shkarkoj. E përsëris, ata nuk gjetën asgjë”, tha Presidenti Donald Trump.

Por hetimi vazhdon dhe Prokurori i Posaçëm nuk ka bërë komente publike ndaj Trump, sa i takon hetimit mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Sipas gazetës “The Washington Post” të hënën vonë, zoti Cohen “ndodhet nën hetim federal për mashtrim të mundshëm bankar, transferta elektronike të paligjshme si dhe shkelje të ligjit për financimin e fushatës, bazuar tek të dhënat e marra nga një person që ka dijeni mbi çështjen”.

FBI-ja bastisi dje zyrën e zotit Cohen në Nju Jork dhe konfiskoi dokumente, përfshirë ato që lidhen me marrëdhënien e dyshuar të Trump me një yll filmash për të rritur, shkruan VOA.

Ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Cohen i pagoi aktores Stormy Daniels 130 mijë dollarë me qëllim garantimin e heshtjes së saj për një lidhje të dyshuar me zotin Trump në vitin 2006. Por presidenti Trump thotë se nuk ishte në dijeni të pagesës.

Gazetari: A ishit në dijeni të pagesën prej 130 mijë dollarësh për Stormy Daniels?
Trump: Jo!

Gazetari: Atëherë pse e pagoi Michael Cohen atë shumë, nëse akuzat nuk janë të vërteta?/strong>
Trump: Duhet të pyesni Michael Cohen-in. Michael është avokati im. Duhet të pyesni atë!

Disa ekspertë ligjorë besojnë se pagesa e bërë nga zoti Cohen mund të ketë qenë një kontribut i paligjshëm për fushatën me qëllimin për të garantuar heshtjen e Stormy Daniels-it, komentet e së cilës ndoshta mund të shkatërronin shanset e zotit Trump për t’u zgjedhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tifozët zgjedhin golin më të bukur të Botërorit… dhe nuk është ai i Maradonës! (Video)
Previous article Vështirsohet objektivi Champions, Interi i varur nga dyshja Icardi-Perisic

F.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT