Mes tensioneve të larta ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, vjen reagimi i mediave turke.
Kjo pasi ato greke shkruanin sot se një helikopter turk “iu afrua” ishullit Ro në një lartesi më pak se 100 metër dhe se pas kësaj, ushtria greke kishte reaguar me armë, duke shtënë disa herë në ajër.
Por kryeministri turk, Binali Yıldırım sipas burimeve në gazetën “Hurriyet”, mohon incidentin me helikopterin e Gardës Bregdetare Turke, rreth orës 10:30 në mbrëmjen e së hënës.
Gazeta turke i bën jehonë lajmit të medias greke për incidentin dhe, siç shkruan “Hyrriet”, në një komunikim që ajo kishte me zyrën e Kryeministrit turk, ai e mohoi të kishte ndodhur incidenti.
Zyra e Kryeministrit grek gjatë ditës sot konfirmoi incidentin që tregonte se një helikopter turk po fluturonte në kufijtë e hapësirës ajrore greke me dritat e fikura dhe se pala greke punonte me kujdes dhe incidenti quhej “i përfunduar”.


