• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL/ Stomatologu “shkul” dhëmbë në kushte stalle (Video)
Home
Aktualitet

SKANDAL/ Stomatologu “shkul” dhëmbë në kushte stalle (Video)

10 November, 2017 k.autor Aktualitet

Një qytetar ka denoncuar në emisionin “STOP” kushtet skandaloze të një klinike dentare në Zavalinë të Elbasanit, duke e shoqëruar këtë denoncim me video amatore.

Gazetarja e emisionit “STOP” shkon të vërtetojë nëse kushtet e klinikës së Nazif Rrëshkës ishin vërtetë si të një stalle.

Edhe vetë Nazif Rreshka pranon se ajo që shohim nuk mund të quhet klinikë dentare, por ai thotë se vetëm merr masa për dhëmbë të përkohshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, Rreshka pohon se nuk ka as licencë e as NIPT.

Muhamet Derstila, president i Urdhrit të Stomatologëve të Rajonit Jug-Lindor, thotë se Rreshka nuk është i regjistruar pranë Urdhrit të Stomatologut dhe për këtë këtë është vënë në dijeni Inspektoriati Shëndetësor për procedim disiplinor.

Denoncuesi ka paraqitur një video, ku shfaqen kushtet skandaloze të kësaj klinike dhe stomatologun, duke i hequr një dhëmb pacientit, të cilën më pas e flak nga dritarja.

 

“Unë quhem Nazif Rreshka dhe kam mbaruar shkollën e mesme për dentist në Vlorë në 1974. Pastaj bëra shkollën e lartë për doktor dhëmbësh në Tiranë. Pastaj kam hapur pikat e mia.

Përfundimisht kjo nuk mund të quhet klinikë dentare! Kjo është një pikë ambulante që bëhet ndonjë mjekim i thjeshtë dhe vendosen dhëmbë të lëvizshëm.”

I pyetur nga gazetarja për mënyrën e dezinfektimit, stomatologu Rreshka u shpreh se nuk ka nevojë, pasi punon vetëm me dhëmbë të përkohshëm.

Ndërkohë që videoja që na siguroi denoncuesi tregon komplet të kundërtën.

Ai gjithashtu tregon se nuk ka as licensë e as NIPT për “pikën ambulante”.

“Për mbushje dhëmbi nuk bëhet se nuk kam kushte, kjo është një pikë e thjeshtë!”, këmbëngul stomatologu.

Muhamet Derstila, president i Urdhrit të Stomatologëve të Rajonit Jug-Lindor, tregon se pas verifikimeve që kanë kryer ka rezultuar se Nazif Rreshka nuk është i regjistruar pranë Urdhrit të Stomatologut.

Ndaj Inspektoriati Shëndetësor do të nisë procedim disiplinor për t’i ndaluar në mënyrë të menjëhershme ushtrimin e profesionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKRETI/ Pse Danimarka është shteti më i lumtur në botë?
Previous article Taksat e reja, çfarë do të paguajnë shqiptarët nga 1 janari

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT