• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania lejohet të ekstradojë qytetarë të BE
Home
Europë

Gjermania lejohet të ekstradojë qytetarë të BE

10 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Të huajt e BE nuk kanë në Gjermani të njëjtën mbrojtje si qytetarët gjermanë. Gjermania lejohet të ekstradojë në vende të treta qytetarë të shteteve të BE. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg.

Një italian u arrestua në Gjermani, në një ndalim tranzit në fluturimin e tij nga Nigeria në Itali. Mbi bazën e një marrëveshjeje përkatëse ai iu dorëzua SHBA. Atje e kërkonin për shkelje ligjore të së drejtës së karteleve dhe më vonë e dënuan me gjobë dhe me dy vjet heqje lirie.

Kushtetuta gjermane përmban një ndalim ekstradimi për qytetarë gjermanë. Ata nuk lejohet të ekstradohen në shtete të treta jashtë Bashkimit Evropian. Prandaj italiani kërkoi një dëmshpërblim nga Gjermania. Ai argumenton se ndalimi i ekstradimit në ligjin themelor gjerman duhet të vlejë edhe për qytetarë të BE, përndryshe do të shkelej klauzola e ndalimit të diskriminimit në BE.

Përndjekja penale përpara lirisë së lëvizjes

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi ndryshe. Sipas së drejtës së Bashkimit Evropian, një shtet i BE lejohet t’i trajtojë shtetasit e vet ndryshe nga shtetasit e shteteve të tjera anëtare të BE, tha Gjykata. Kjo vërtet që e kufizon lirinë e lëvizjes brenda BE, por është legjitime, për të ndjekur veprat penale dhe për t’i ndëshkuar ato.

Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë bëri të qartë se shteti i origjinës duhet të ketë me përparësi mundësinë që ta “kërkojë për vete” me anë të një Fletëarrestimi Evropian shtetasin e vet. Në rastin e italianit, drejtësinë italiane vërtet që e informuan, por Italia nuk nxorri urdhër arresti. Ekstradimi në SHBA në këtë mënyrë qe në përputhje me ligjin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarit s’i del inati, i sulet me thikë ish-it të gruas, por nuk llogari pasojat, pasi…
Previous article FOTOT/ Ironia e tregtarëve: Duam qeveri Rama-Basha si ajo e 18 majit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT