Protestes i jane bashkuar tregtaret e te gjithe tregjeve ne Tirane si dhe ne Elbasan, Fier, Berat e Shkoder.
“Shteti po e shtrëngon sa më shumë. Po ia pi gjakun tregtisë. Asgjë nuk po formalizohet, por po falimenton çdo gjë. Ne vetëm nxjerrim lek, derisa tani do të dorëzojmë çdo gjë. Se nuk mundemi. Që kur ka hyrë 15 janari, ne po e mbyllim dyqanin me minus”, deklaroi nje protestues.
“Nuk mund të kalojë biznesi i vogël me TVSH. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Ne na duhet tani një ekspert kontabël dhe në mënyrë shoqërore më tha do të të kërkoj 30 mijë lekë. por ekspertët e tjerë kërkojnë minimalisht 50 mijë lekë për deklarimin e TVSH-së”, deklaroi një tjetër tregtare.


