• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Pse i vunë zjarrin makinës së emigrantit, sapo kishte ardhur nga Italia. Policia dyshon se ai …
Home
Breaking News

EMRI/ Pse i vunë zjarrin makinës së emigrantit, sapo kishte ardhur nga Italia. Policia dyshon se ai …

10 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka nisur hetimet ne disa pista pas djegies se një automjeti me targa italiane, dje ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan të Novoselës, ku u dogj një automjet tip “Audi A7”, në pronësi të Admir Malaj, i cili është shkrumbuar totalisht.

Sipas burimeve policore, pronari i automjetit dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se Malaj kishte vetëm disa ditë që kishte mbërritur në vendin e tij të lindjes nga Italia, ku edhe jeton prej vitesh, ndërsa automjeti i tij luksoz është djegur plotësisht nga zjarrvënia.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, pista e hetimit lidhet me aktivitetin e tij në shtetin italian, ndërsa po këto burime kanë saktësuar se Malaj dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike apo edhe transportin drejt Italisë. Kjo gjë mund të ketë sjellë prishje të pazareve, që ka sjellë dhe më pas zjarrvënien në makinën e tij.

Përveç pistës së hetimit që lidhet me aktivitetin e tij në shtetin italian, po hetohet edhe për ndonjë problematikë të krijuar kohë më parë në fshatin e tij të lindjes.

Sipas Policisë, Malaj nuk rezulton person me precedent penal, megjithatë grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes, nuk ka përjashtuar asgjë rreth hetimeve dhe pas dyshimeve se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan ka marrë flakë automjeti tip ‘Audi A7’, në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës”, bën të ditur Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga palestra tek deti / Gerta Beqo shijon rrezet e diellit por ndryshe nga herë e tjera ajo... (FOTO)
Previous article "Kosova do luftë, ne duam paqe!"/ Mediat serbe zgjohen me deklaratën e Thaçit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT