Një aksident i rëmdë ndodhi ditën e sotme në aksin Levan Tepelenë, në orët e para të mëngjesit ku mbetën të vdekur tre persona.
Shpejtësia e lartë dhe pakujdesia e drejtuesit kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal në afërsi të fshatit Varibop.
Të vdekur në aksident mbetën tre persona, të afërm mes tyre.
Fisnik Murataj, shtetas shqipëtar kushëriri i tij Agustin Murataj shtetas shqipëtar dhe e fejuara e Fisnik Murataj Nazia Aham shtetase franceze, përkatësisht 32, 30 dhe 34 vjeç.
34-vjeçarja është një shtetase franceze. Me origjinë është nga qyteti Rodez i Francës, por jeton në Athinë, Greqi.
Duket se një nga pasionet e saj ka qënë shpejtësia, pasi postonte shpesh foto me motora dhe makina. Herë me të fejuarin e saj shqiptar, herë vetëm.








