Djali i Osama Bin Ladenit, Hamzai iu ka bërë thirrje xhihadistëve për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të tij dhe kjo mund të nënkuptojë deri edhe goditjen me sulme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ftoj myslimanët në përgjithësi që të hakmerren mbi amerikanët, vrasësit e Bin Ladenit, veçanërisht ndaj atyre që kanë marrë pjesë në atë krim të urryer”, ka thënë ai në një video audio të lëshuar nga ana e kanalit të propagandës së Al Kaedës. Vdekja e vëllait të Hamza Bin Laden së bashku me babanë dhe tre të tjerë ka ndodhur në një kompleks të madh që ishte nën sundimin e kryeterroristit në Pakistan. Vrasja ka ndodhur në vitin 2011. Operacioni amerikan që pati edhe një fund me sukses është festuar nga ana e Amerikës si një festë e madhe. Frika është se ekstremistët mund të gjejnë një tjetër figurë si lider të tyrin dhe ky është Hamza, pas dobësimit të ndjeshëm të ISIS në Irak, Siri dhe në vendbanime të tjera në Lindjen e Mesme. Në fjalimin e tij të gjatë, Bin Laden i ri e përshëndeti babanë e tij si një hero të myslimanëve në mbarë botën, duke thënë se ai kishte “rishikuar frymën e xhihadit”. Ndërsa lavdëroi talebanët afganë, Hamza nuk përmendte Isis, e cila u pjell nga al-Kaeda në Irak, por u nda pas një lufte të pushtetit në vitin 2014.






