Policia e Shtetit ka dhënë informacion për drogën e sekuestruar në autobusin e linjë s Kakavijë -Janinë.
Lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, sqarojmë se: Shtetasja Izaura Musa, 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.
Në datën 8 prill, pra 2 dite me vone, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janines. Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek. Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh.


