• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Kafshë, ke çmim të madh për të paguar”, si do t’i përgjigjen Trump dhe Macron presidentit sirian
Home
Nderkombetare

“Kafshë, ke çmim të madh për të paguar”, si do t’i përgjigjen Trump dhe Macron presidentit sirian

9 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thanë se do të koordinojnë “një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme” për sulmin e raportuar kimik në Douma të Sirisë.

Gjatë një bisede telefonike, dy liderët e dënuan sulmin “e tmerrshëm” dhe u pajtuan se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “duhet të mbahet përgjegjëse për abuzimet e vazhdueshme me të drejtat e njeriut”.

Zyra e Macronit tha se dy vendet do t’i koordinojnë përpjekjet e tyre në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të mbahet sot.

Seanca është thirrur nga SHBA-ja, Franca, Britania, Suedia, Polonia, Holanda, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë.

Trump, të dielën, e dënoi Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin, së bashku me Iranin, për shkak të mbështetjes që i japin Assadit.

Trump e quajti “kafshë” Assadin dhe tha se ka një “çmim të madh për të paguar” për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Burimet mjekësore kanë thënë se dhjetëra njerëz janë vrarë të shtunën në sulmin e dyshuar kimik në Douma, në rajonin e Gutës Lindore. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Roma pa Tottin është si Barcelona pa Messin”
Previous article Marquez rrëzon Rossin, spanjolli kërkon falje – italiani e përzë nga bokset

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit Botë

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT