• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Qeveria federale emëron një të ngarkuar kundër antisemitizmit
Home
Europë

Qeveria federale emëron një të ngarkuar kundër antisemitizmit

9 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Qeveria federale ka vendosur që të hapë një post të ri në ministrinë e Brendshme. I ngarkuari për luftën kundër antisemitizmit do të jetë Felix Klein. Këshilli i Hebrenjve kundër migrantëve antisemitistë

I ngarkuari i parë i qeverisë gjermane kundër antisemitizmit do të jetë diplomati Felix Klein, i cili në ditët në vijim do të emërohet në këtë post të themeluar për herë të parë, njofton gazeta “Welt am Sonntag”, e cila i referohet burimeve qeveritare në Berlin.

Klein është propozuar ndër tjerash edhe nga Qendra e Këshillit të Hebenjve në Gjermani. Me çështjet e antisemitizmit ai është marrë edhe më heret: Klein aktualisht punon si i ngarkuar i Ministrisë së Jashtme gjermane për raporte me organizatat hebreje. Nga kjo detyrë ai ka ndërmarrë disa herë masa dhe ka koordinuar aktivitetet e qeverisë federale në luftën kundër antisemitizmit.

Pas emërimit zyrtar, Klein do të merret me përmbledhjen më të mirë dhe të strukturuar të delikteve antisemitiste në Gjermani. “Sipas statistikave të tanishme kriminalistike, rreth 90 % e veprave të tanishme antisemitiste, janë kryer nga persona me sfond radikal djathtist. Nga të prekurit dhe organizatat hebreje e di se niveli i rrezikut nuk kuptohet sa duhet seriozisht”, thotë diplomati Klein, i lindur në vitin 1968 në Darmstadt.

Këshilli i Hebrenjve kundër migrantëve antisemitistë

Josef Schuster, presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve deklaroi për gazetarën “Welt am Sonntag”: “Edhe më tej ka mjaft xhami në Gjermani, në të cilat (…) predikohet urrejtje ndaj hebrenjve dhe Izraelit.” Shikuar nga perspektiva e ardhjes së shumë personave të besimit islam, ai pohon: “Kush do të jetojë këtu, duhet të respektojë vlerat dhe traditat tona. Ai që nuk është i gatshëm që të pranojë normat e shoqërisë sonë, nuk duhet të fitojë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Gjermani.”/dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eksploziv "AUDIT-t" në Vlorë, nga flakët digjet dhe një "Benz" (FOTO)
Previous article FOTO/ Shtohet në Gjermani numri i kërkesave të azilantëve nga personat që kanë fituar azil në BE

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT