• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sa shumë kushton argëtimi në Tiranë! Si krahasohemi me fqinjët për kostot e jetesës
Home
Sociale

Sa shumë kushton argëtimi në Tiranë! Si krahasohemi me fqinjët për kostot e jetesës

9 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në rast se një individi nga Tirana do të shpërngulej sot në një nga vendet e rajonit, në Prishtinë, Shkup ose Sarajeve, kostot e jetesës do të ishin më të lira se në Tiranë. Ndërsa në Beograd dhe Podgoricë jetesa do t’i kushtonte më shtrenjtë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali që krahason kostot e jetesës në vende të ndryshme të botës, expatistan.com. Kostot e jetesës janë një shumatore e kostove për ushqim, strehim, veshje, transport, përkujdesje personale dhe për argëtim. Krahasuar me Tiranën, Prishtina është rreth 18 për qind më i lirë.

Për t’u veshur në Prishtinë, një individ nga Tirana do të shpenzonte 19 për qind më pak, për t’u ushqyer 9 për qind, për strehim 1 për qind, për transportin 18 për qind, për kujdesin personal do të shpenzonte rreth 27 për qind më pak se në Tiranë, ndërsa për argëtim shpenzimet gati do t’i përgjysmoheshin me 49 për qind më pak.

Qyteti i dytë ku kostot e jetesës janë më të ulëta se në Tiranë është Shkupi, ku ushqimi është 8 për qind më lirë, strehimi 11 për qind, veshjet kushtojnë 19 për qind më pak, dhe kujdesi personal së bashku me argëtimin kushtojnë përkatësisht 28 dhe 23 për qind më pak. Ndërsa sipas të dhënave të portalit, transporti në Shkup është rreth 10 për qind më i shtrenjtë se në Tiranë.

Kryeqyteti i tretë më i lirë se Tirana është Sarajeva. Në Sarajevë shpenzimet janë më të ulëta për veshje, kujdes personal dhe argëtim, me përkatësisht 13, 12 dhe 28 për qind. Ushqimi dhe strehimi kushtojnë më shumë se në Tiranë. Për t’u ushqyer në Sarajeve do të duhen rreth 6 për qind më shumë para se në Tiranë, ndërsa për t’u strehuar rreth 8 për qind më shumë. Kostot e transportit janë të njëjta.

Por Tirana është më e lirë për sa i përket kostove të jetesës krahasuar me Beogradin dhe Podgoricën, me rreth 6%.

Strehimi në Beograd është rreth 30 për qind më i shtrenjtë, ndërsa transporti 23 për qind. Ushqimi dhe veshja është përkatësisht 6 dhe 10 për qind më shtrenjtë se në Tiranë. Ndërsa për sa i përket kujdesit personal dhe argëtimit, në Beograd një individ nga Tirana 17 dhe 23 për qind më pak.

Edhe Podgorica është më e shtrenjtë se Tirana. Më shumë ndikojnë kostot për ushqim, strehim dhe transport, ku një individi nga Tirana do t’i duhen përkatësisht 27, 18 dhe 14 për qind më shumë para. Ndërsa do të shpenzojë më pak për veshje (7%), për përkujdesjen personale (11%), dhe argëtim (23%)./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elvana Gjata poston FOTO nga prapaskenat e klipit me Ty Dolla Sign, por Ermal Mamaqi e "ul me këmbë në tokë" me komentin e tij
Previous article ÇFARË PO NDODH/ Pas Turqisë, Kosova ekstradon fshehtas një shqiptar në Gjermani

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT