• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Risia nga Facebook/ Së shpejti mund të tërhiqni mesazhet e dërguara
Home
Teknologji

Risia nga Facebook/ Së shpejti mund të tërhiqni mesazhet e dërguara

8 April, 2018 F.autor Teknologji

Mbrëmë u lajmërua se CEO i Facebook, Mark Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë në rrjetin social nuk i dërgonin mesazhet e tyre duke i tërhequr ato nga inbox-i.

Facebook tha se, ka dëshmi e-mail-esh që tregojnë mesazhet që u fshinë dhe se kto mesazhe u tërhoqën për të mbrojtur komunikimet e drejtuesve të Facebook pas hakimit të postës elektronike të Sony Pictures në 2014.

Megjithatë, për shkak se përdoruesit mesatarë nuk kanë aftësinë të tërheqin mbrapsht mesazhet e tyre dhe Facebook nuk u tregoi marrësve se po fshinte mesazhe nga inbox-i i tyre, shumë e shohin gjithë këtë si një shkelje të besimit të përdoruesit.

Tani, në prag të reagimit, Facebook thotë se do të lëshojë “një veçori më të gjerë të fshirjes së mesazheve” për përdoruesit në muajt e ardhshëm.

“Kjo mund të marrë pak kohë,” tha Facebook të premten në një deklaratë në lidhje me këtë tipar. “Dhe derisa ky funksion të jetë gati, ne nuk do të fshijmë asnjë mesazh të drejtuesve. Ne duhet ta kishim bërë këtë më shpejt – dhe na vjen keq që nuk e kemi bërë”.

Facebook thotë se ende po përpunon veçoritë e funksionit, edhe pse një mundësi është që të ketë një kohëmatës skadimi për mesazhet, duke shkaktuar që ato të zhduken sapo të përfundojë kohëmatësi i vendosur nga dërguesi.

Facebook aktualisht ofron një kohëmatës të tillë në bisedat sekrete, një veçori në Messenger që kodon mesazhet dhe lejon përdoruesit të përcaktojnë sa kohë janë të dukshme mesazhet para se të zhduken.

Por, për të zhdukur këto biseda, përdoruesit duhet të zgjedhin opsionin Secret brenda Messenger. Ndërkohë,mesazhet e fshira në Facebook të dërguara nga Zuckerberg dhe drejtuesit e tjerë ndodhën në mënyrën e zakonshme të Messenger.

Kompania tashmë është nën akuzë për skandalin e të dhënave të Cambridge Analytica dhe zbuloi këtë javë se informacioni nga 87 milionë përdorues mund të jetë marrë në mënyrë të paligjshme nga firma. Zuckerberg do të dëshmojë përpara ligjvënësve amerikanë javën e ardhshme për mënyrën sesi Facebook mbron privatësinë e përdoruesit.

Ndryshe nga mesazhet e drejtuesve të tij, shqyrtimi i këtij skandali të Facebook nuk do të zhduket shpejt, njofton PCWorld Albanian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqia bombardon 12 objektiva TERRORISTE në Irak
Previous article Dritan Lundra: Dënimi i Skënderbeut e bën kampionatin më të bukur, luftohet për gjithçka

F.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT