• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mes BE-së dhe Turqisë, eskpertët: Diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes
Home
Aktualitet

Mes BE-së dhe Turqisë, eskpertët: Diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes

15 October, 2017 K.editor Aktualitet

Si anëtare e NATO-s dhe aspirantë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian diplomacia shqiptare duhet të bëjë kujdes në marrëdhëniet me Turqinë, kur kjo e fundit po rrit influencën e saj në Ballkan.
“Një marrëdhënie e ngushtë mes Ankarasë dhe Tiranës është në dëmin e marrëdhënieve të Tiranës me Perëndimin. Nuk është në rezonancë të politikave perëndimore me rajonin tonë. Një marrëdhënie shumë e ngushtë me Turqinë, krijon probleme dhe konflikt në marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor Greqinë. Shqipëria nuk e ka luksin që të devijojë nga ekuilibrat politikë dhe diplomatikë me fqinjët.”

Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, Lëvizjet e fundit të Turqisë lidhen me dy faktorë.

“Ka të bëjë me faktin se Erdogan kërkon të forcojë pozitat e tij në pushtet. Dhe së dyti është problemi kurd. Besoj se në perëndim ka qarqe të interesuara që të krijojnë një shtet kurd. Turqia dhe Erdogani janë kategorikisht kundër një iniciative dhe një lëvizjeje të tillë.”

Por për Bytyçin, aleanca ruso-turke do të jetë e përkohshme, por që do t’i sjellë NATO-s dëmtime.

 

“Unë nuk besoj se Turqia do të ketë interesa afatgjata që të ruajë një marrëdhënie të tillë, por praktikisht po e dëmton perëndimin dhe sidomos NATO-n, anëtare e së cilës ajo është. Është vendi i dytë më i fuqishëm, anëtar i NATO-s.

Enver Bytyci thotë se sidomos me ardhjen e ne krye të shtetit të Rexhep Taip Erdogan Turqia po synon të penetrojë në Ballkan në tre drejtime, në drejtimin ekonomik , arsimor dhe religjioz.

Edhe në Shqipëri e Kosovë investitorë turq kanë lënë gjurmët e tyre me ndërtimin e disa shkollave dhe objekteve të kultit. Nga ky ndikim po preken edhe Serbia e Mali i Zi . Gjatë kësaj jave Erdogan dhe një delegacion i gjerë biznesmenësh lidhën marrëveshje me Beogradin që nxjerrin në pah se Turqia po rrit investimet dhe tregtinë e saj edhe ne këto vende të Ballkanit./klanplus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktori flet për largimin nga “Portokalli”: Nuk kthehem kurrë në Top Channel
Previous article Lexojeni tani! Ja si të mbroheni nga gripi

K.editor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT