Policia e Durrësit ka përcjellë në prokurori dosjen lidhur me hetimet e kryera për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Durrës, Artur Çela.
Fill pas kësaj, Prokuroria e Shkallës së parë në Durrësnisi hetimet për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Durrës, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nis procedim penal ndaj tij në gjendje të lirë.
Kryeinspektori Artur Çela akuzohet për shpërdorim të detyrës. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit, duke e favorizuar personin në fjalë, ndërsa denoncimi i bërë në drejtim të tij, ka bërë që të nisë procedimi penal në gjendje të lirë.
Por kjo nuk eshte hera e parë që të tilla “afera” të dyshimta ndodhin në Durrës. Ky është zyrtari i dytë i lartë i bashkisë Durrës, që ndiqet panalisht për “Shpërdorim detyre”, brenda në kohe të shkurtër.
Në mesin e muajit mars, u pezullua nga detyra shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lejen e ndërtimit të një objekti hotel në zonën e Urës së Dajlanit.
Çfarë vendosi Gjykata:
Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues, Pezullim i ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, për shtetasin Adhurim Qehajaj; caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:
Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pasurinë me nr. pasurie 8514-5/19, ZK 8514, në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, me kufijtë (V/J/L/P) me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe adresë lagje nr. 13, Plazh, Durrës.
Pezullimin e kryerjes së transaksioneve në pasurinë me nr. 5/19 Z.K 8514, regjistruar në Vol 18, fq 66, me sipërfaqe 1516.8 m2 dhe S.nd = 163.5 m2 në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi.
AlpeNews.al





