Kam humbur punën për një post në Facebook – a ishte i drejtë?
Kur Rashel Burns postoi nje fotografi ne facebook, ajo nuk e dinte se për këtë arsye do të pezullohej nga puna. Ajo për 21 vite punonte në Park Hill një shtëpi për kujdesin e të moshuarëve dhë atyre me aftësi të kufizuara. Ajo kishte filluar atje si asistente dhe gjatë punës së mirë ndër vite u bë menaxhere.
Cdo të premtë aty organizohej një mbrëmje ku të gjithë do të visheshin, do të kërcenin e do të kishin një dark ndryshe nga ditët e tjera të javës. Vet Rashel do të performonte si këngëtare amatore. Ajo tregon se e donte shumë punën e saj dhe donte ti shikonte të gjithë të lumtur.
Një të premte Rachel u kthye në shtëpi pas natës së muzikës dhe vendosi të ndante disa nga momentet speciale nga mbrëmja në internet.
“Isha mjaft e gëzuar se si kishte shkuar nata,” thotë Rakela. “Kam postuar foton duke menduar se do të shihet vetëm nga disa njerëz, kryesisht miqtë, në Facebook”.
Por dy muaj më vonë, Rachel mori një telefonatë dhe e thirrën në zyrë.
“Sapo arrita atje, kur pashë fytyrat e tyre, e dija se isha në telashe të mëdha”.
Rachel kishte bërë disa gjëra të gabuara. Ajo kishte postuar foton në Facebook, ajo kishte identifikuar një anëtar që banonte në Park Hill, – një njeri me sindromin Down, të cilit i pëlqenin shumë fotot, – gjithashtu kishte postuar një video të muzikës natën, dhe e kishte parë një i afërm i një banori të shoqatës gjëra që nuk duhet të ndodhnin.
Këto ishin të gjitha shkeljet e politikës së Këshillit të Qarkut Surrey. Dy ditë më vonë Rakela u pezullua nga puna e saj. Nuk mendoja se ajo që më bënë ishte e drejtë për mua pasi më cuan dëm 21 vite punë por gjithsesi ngrita duart dhe e pranova gabimin që bëra.-përfundoi Rashela.
Përgatiti:/AlpeNews.al/



