Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlores mesditën e sotme. Shtetasit Everest Meçorapaj, i digjet makina në oborrin e banesës. 27 vjeçari shprehet se nuk ka konflikte me njeri.
Sipas kqyrjes së deritanishme, policia dyshon se mjeti është spërkatur me benzinë dhe nga flakët është djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Topana” dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. /AlpeNews.al
Informacion paraprak
Më datë 07.04.2018, në lagjen “4 Heronjt”, është djegur pjesërisht, mjeti tip ”BMW”, në pronësi të shtetasit E.M., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kqyrja paraprake e automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.


