• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shoqëria Civile nxjerr lejen e protestës, thirrje shqiptarëve: Fëmijët për dore dhe…
Home
Sociale

Shoqëria Civile nxjerr lejen e protestës, thirrje shqiptarëve: Fëmijët për dore dhe…

7 April, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mesditen e sotme, shoqeria civile ka lajmeruar mbajtjen e nje proteste me thirrjen “Boll me arrogance, dhune dhe koncesione”. Nisma #Thurje ka ftuar gjithe shqiptaret te jene pjese e protestes qe do te mbahet sot per ti dhene sipas saj, mesazh te forte kryeministrit. 

“Në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë…”-thone organizatoret.

Ata kane bere publike edhe lejen e protestes. “Kjo është leja e policisë për protestën. Ndaj fëmijët për dore dhe marshojmë në paqe kundër arrogancës, dhunës dhe konçesioneve! Shihemi në 12:00 te Parku Rinia (Monumenti i Pavarësisë)”-thone organizatoret.

 

Thirrja e djeshme nga Nisma #Thurje

Në orën 12.00 te Parku “Rinia” bashkohemi e marshojmë drejt Kryeministrisë.

Nuk je dakord me taksën në Rrugën e Kombit? Me dhunën policore? Me procedimet dhe arrestimet? Organizohuni dhe takohemi nesër në shesh.

Nuk je dakord me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël? Organizohu, bashkohu me ata që kanë të njëjtin hall dhe bashkohemi në shesh.

Nuk je dakord me represion tatimor ndaj të vegjëlve? Eja nesër në shesh!

Je kundër zaptimit të Teatrit Kombëtar nga kullat e oligarkëve? Organizohu, njofto ata që mendojnë si ty dhe bashkohemi nesër në shesh.

Je kundër taksës rënduese të banesës? Nesër bashkohu në shesh.

Je kundër konçesioneve? Kundër ndërtimeve të hidrocentraleve që po thajnë lumenjtë? Organizohu dhe sa më shumë nesër në shesh.

Je kundër incinenatorëve që do djegin plehrat e Europës? Kundër importit të plehrave? Njofto këdo që ndan të njëjtin hall dhe bashkohemi nesër në shesh.

Je punëtor i ARMOS apo Byppasit të Fierit dhe nuk të kanë dhënë lekët e punës? Nesër bashkohu me zemëratën kundër arrogancës.

Të përjashtuan padrejtësisht nga ndihma ekonomike? Të hoqën bukën? Merr gruan, fëmijët dhe bashkohuni nesër në shesh.

Je minator i keqpaguar? Je punëtor fason i keqtrajtuar? Je qytetar i pakënaqur me qeverisjen dhe shërbimet e saj? Nesër eja në shesh!

Nesër merr nga dora familjen dhe eja në shesh të tregojmë se jemi gjallë dhe NUK JEMI DAKORD!

Jo për partitë por për veten tënde!
Jo për Kryetarët por për qytetarët!

Kur ne bashkohemi, atyre u merret fryma!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arilena Ara zbulon surprizën! Nuk do ta besoni krah kujt këndon
Previous article “Allegri do të jetë 100% trajneri i Juventusit”

k.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT