Gjykata do të caktojë sot masën e sigurisë për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ky shtetas vrau pak ditë më parë ish-kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, 57-vjeçarin Jonuz Banaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e 3 prillit pas një konflikti për shkaqe pronësie, ndërsa autori i krimit do të gjykohet sot nga Lutfie Çela dhe prokuror i çështjes Tasim Puci.
Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, shtetasin me iniciale Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra.


