• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HOLANDË/ Drejtori i policisë Ardi Veliu takon ish-kreun e EUROPOL: Vlerësojmë operacionet e përbashkëta
Home
Sociale

HOLANDË/ Drejtori i policisë Ardi Veliu takon ish-kreun e EUROPOL: Vlerësojmë operacionet e përbashkëta

6 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po zhvillon një vizitë në Hollandë, gjatë së cilës mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Drejtorit të të Europol,  nga  Rob Weinright pasi i përfundoi mandati, ku tashmë në krye të Europol  është zgjedhur Drejtoresha e Policisë së Belgjikës.

Pas ceremonisë, Drejtor Veliu zhvilloi një takim me z.Rob Weinright ish-kreu i EUROPOL, të cilin e falënderoi për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Policisë shqiptare gjatë kohës që drejtoi organizatën. Z.Weinright uroi Veliun për detyrën e re, si dhe vlerësoi progresin e Policisë së Shtetit, sidomos për rezultatet e arritura muajt e fundit, por edhe për operacionet ndërkombëtare ku Policia shqiptare është vlerësuar me çmime.

Gjatë vizitës në Hagë z.Veliu takoi Drejtorin e Trupës Kombëtare të Policisë së Mbretërisë së Hollandës, Erik Akerboom. Ata vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta forcuar dhe shtrirë më tej këtë bashkëpunim. Drejtori i Policisë së Hollandës çmoi rezultatet e arritura së fundmi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”; masat për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionin e paligjshëm.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Drejtori Veliu zhvilloi takime me strukturat mbështetëse dhe operacionale të EUROPOL-it, ku u bisedua për çështje konkrete të bashkëpunimit, operacione të përbashkë dhe ndihmën për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Luanës, Adrian Gaxha ndahet edhe nga Dafina! Tashmë në “tregun e beqarëve”
Previous article Lufta për çështjen “Skripal”, 2 ambasadorët replika të çuditshme, flasin për mace dhe lepuj

Redaktor2

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT