• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Panairi i Mesdhetar, Rama mbështet Agroturizmin: Rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia
Home
Shqipëri

Panairi i Mesdhetar, Rama mbështet Agroturizmin: Rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia

6 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet edicioni i 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkesa është më e lartë se oferta, ndërsa shtoi se mungojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ai e vendosi theksin te agroturizimi, duke deklaruar se është një nga prioritetet, pasi është rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia

“Turizmi është një sektor strategjik. Sot Shqipëria është një vend që gëzon një pozicion strategjik në raport me interesin e shumë turistëve për ta vizituar, por edhe sipërmarrjesh dhe investitorësh. Jemi pjesë e një hapësirë konkurrence të fortë në rajon, duhet të përballemi me boshllëkun e krijuar në vite. Gjendemi në një moment kur shohim një rritje vjetore të të ardhurave me 10%. Kërkesa është shumë më e lartë, sesa oferta është, kjo është sfida kryesore, të rrisim ofertën.

Kërkesa e fortë nuk vjen vetëm për detin, por edhe pjesët malore. Shqipëria është një vend i kombinuar, mund ta shtrijmë sezonin në një hark kohor më të gjerë se sezoni i verës. Në Shqipëri mundojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ne do të bëjmë publik lehtësirat që do të krijojmë për sipërmarrësit që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agro-turizmit në Shqipëri. Nxitja e këtyre investimeve do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për të rritur ekonominë familjare në fshat. Kjo është një rrugëdalje nga kthetrat e varfërisë dhe papunësisë. Përsa i përket sezonit turistik, niveli do të jetë shumë më i mirë se e shkuara. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijëm të bëjmë gjithçka, por ata që do të shkelin kushtet nuk do të tolerohen”, theksoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Bruyne: “Refuzova Bayernin e PSG-në për Manchester Cityn”
Previous article Klosi paralajmëron bizneset: Kujdes me gjobat! Mos derdhni ujërat e zeza në det

Redaktor2

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT