Eshtë arrestuar nga forcat policore shtetasi Anton Koka, 31 vjeç banues në Lezhë, mbi të cilin rëndojnë akuzat: “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i Policisë
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë ekzekutimi i Vendimit Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit :
– Anton Koka, 31 vjeç, banues në Lezhë
Veprat penale në ngarkim të tij , “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.


