Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim një shpërndarës picash, i cili përndiqte një gjimnaziste. Bëhet fjalë për shtetasin KLAUDEN MUCOGLLAVA 26 vjeç me origjinë nga Berati, i cili u arrestua nga Policia në muajin shtator të vitit të kaluar.
Shtetasi Muçogllava u arrestua pas denoncimit të një gjimnazisteje e cila përndiqej nga 26-vjeçari.
Muçogllava u njoh me gjimnazisten pasi kjo e fundit kishte porositur një picë në picerinë ku ai punonte. Më pas, i riu, i cili rezultoi se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike majde i kapur disa herë në flagrancë nga policia, i ka kërkuar vajzës që të lidhej me të. Ajo nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe aty nisi edhe përndjekja.
Ndaj Klauden Muçogllaves nuk mungojnë as akuzat për vjedhje. Profesioni i tij i vërtetë është berber.
Klaudeni e kërcënonte vajzën se do ta vriste nëse ajo nuk lidhej me të. Madje, në një episod ai ka tentuar t’i futet me dhunë në shtëpi. Kanë qenë dy oficerë policie që kanë tentuar ta ndalin, por Klaudeni ka goditur njërin prej tyre në kokë, duke u larguar më pas nga vendngjarja. Por arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi ai u arrestua nga Policia dhe u vu nën akuzë për “përndjekje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kundërshtim me dhunë të forcave të rendit”.
Por kjo është hera e dytë që 26 vjeçari akuzohet për përndjekje. Në vitin 2014 ai persekutonte ish-të fejuarën duke provuar në çdo mënyrë për të gjetur një mënyrë afrimiteti me të duke iu shndërruar në një makth të vërtetë duke i kufizuar jetën gjithashtu dhe duke i cenuar lirinë. Nga ana e forcave të policisë është vënë në pranga Klauden Muçogllava, i cili ndonëse në vitin 2013 është ndëshkuar me gjobë nga Gjykata, nuk ka pranuar të heqë dorë nga lidhja e tij duke mos kapërcyer dot ndarjen dhe ndërprerjen e komunikimit.
Uniformat blu bëjnë me dije se Muçogllava ishte i shpallur në kërkim, pas vendimit të masës së sigurisë arrest me burg. Mësohet se ka qenë vetë e reja me inicialet A. G., e cila ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës. Nga burime bëhet me dije se e reja nuk po duronte dot më presionin psikologjik dhe kufizimin e lirisë nga 23-vjeçari, i cili nuk pranonte dot ndarjen. Nga verifikimet e akuzës ka rezultuar se 23-vjeçari ishte i dënuar për të njëjtën çështje në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës.
AlpeNews.al


