Nje adoleshent eshte kapur mat nga policia e Lezhes, pasi gjate kontrollit iu gjet nje sasi droge, gati per t’u shperndare ne afersi te shkollave. Policia e Lezhes ben me dije se ka arrestuar ne flagrance shtetasin E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë.
Njoftimi i policise
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave në kërkim e vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga informacione të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë
Ky shtetas, dyshohet si posedues i rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis – sattiva, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.


