Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet perballe gazetarit Blendi Fevziu pasi ky i fundit i ka nxjerre deshmite e qytetareve kuksiane qe jane ndare me tra nga familjaret dhe per te cuar femijet ne spital ne Kukes duhet te paguajne 10 euro.
“Rruga e Kombit po bie, është i kërcënuar nga një rrënim i pakthyeshëm, ka ngjarje të herëpashershme ku ka rrëshqitje toke dhe u përpi një biznes i mirë aty, mund të kishim të vdekur edhe dhjetra persona në rast se ajo shembje do kishte ndodhur ne prani te njerezve.
Në rrugën e Kombit bien gurë nga lart, ka 37 pika që mund të ketë rrëshqitje dheu,
vetëm dëmin për haopjen e parakohshme e ka pasur 150 milion euro. Vetëm Rruga e Kombit merr 42 milionë cdo vit nga Qeveria.
Jam kryeministri i vendit, njeriu më i painteresuar të vë taksa e tarifa se në fund krijon pakënaqëësi.
Zgjidhja ose unë mbyll sytë dhe sa kohë ti hyj këtij telashi rri shoh rehatin tim
në karrige dhe e lë këtë punë që pas disa vitesh vrafshnin veten ku sic e lanë ata qe kishim para me vrafshin veten, të gjtha të tjerat janë teori por pyetja është e thjeshtë” duam ta shpëtojmë apo tja lëmë faturën këtyre të shkretëve 7-8 vjet më vonë shumë më të kripur?
Do shikoni ju kur rruga e Kombit të cahet e do duhet të biem vërtet nga shtigjet e dhive për të ardhur në Tiranë. Telenovelat emocionale me prinder, me burra e me gra…
Zgjidhja eshte nje pagese ndryshe nga te tjeret!
Cdo rrugë dytësore e mundshme vetëm në karburant do ishte më e shtrenjtë se tarifa. S’do paguajnë fare? Fjala fare nuk ekziston, se sa dp paguajne do dali nga llogaria, jo nga dëshira. Me teorinë që hajde ti shkelim syrin këtyre se hajde është falas, si atëherë që u thuhej hajde mos të paguajnë energjine dhe ne fund pastaj…”.


