• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Një mosbindje aspak civile
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Një mosbindje aspak civile

5 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Për ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, “në çdo demokraci, njerëzit duhet të ngrenë zërin. Po ashtu, kanë të drejtë që në mënyrë paqësore të mos lejojnë qeverinë e tyre të kryejë abuzime, por duhet ta bëjnë këtë paqësisht. Nëse do të bllokojnë rrugë, të mos paguajnë taksa, apo të bëjnë veprimtari të tjera të jashtëligjshme, duhet të jenë të përgatitur për pasojat ligjore. Shtetet e Bashkuara të Ameriës kanë një traditë të gjatë me mosbindjen civile, por ata persona, ata protestues kanë qenë të përgatitur të shkojnë në burg për bindjet e tyre.”

Ka qenë kjo përgjigja që kryediplomati amerikan në Tiranë dha për pyetjen se çfarë mendonte ai për vendimin e opozitës shqiptare në lidhje me thirrjen që i ka bërë qytetarëve “për mosbindje civile”. Një përgjigje shumë e qartë që nuk le vend për ekuivoke. Duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe publikun që të pozicionohet edhe më qartë në këtë debat.

Përsa i përket historisë së mosbindjen civile në SHBA, rikujtojmë se ajo lidhet me një xhest krejt të thjeshtë në dukje, të Roza Parks në 1 dhjetorin e 1955 në Montgomery të Alabamës, e cila refuzoi ti bindej urdhërit të shoferit të autobuzit që të çohej nga vendi i saj në “seksionin me ngjyrë” për një pasagjer të bardhë, pasi seksioni që i takonte vetëm të bardhëve, ishte plot. Edhe përpara Parks kishte të tjerë që kishin refuzuar si edhe ajo dhe kishin përfunduar në burg. Parks ishte rrobaqepëse në një dyqan dhe kundërshtimi i saj dhe bojkoti i autobusit Montgomery u bënë simbole të rëndësishme të Lëvizjes Moderne për të Drejtat Civile. Siç thuhet në tekstet e historisë, ajo u bë ikonë ndërkombëtare e rezistencës ndaj ndarjes racore, duke bashkëpunuar me Edgar Nixon dhe Martin Luther King Jr.

A ka ndonjë lidhje thelbi i kësaj historie me thirrjen e opozitës shqiptare?

E para, mosbindja civile është një akt që lind vetëvetiu si një rebelim ndaj një padrejtësie të qeverisë, shtetit apo sistemit dhe bëhet për të tërhequr vëmendjen e klasës politike derisa ta detyrojë për ta ndryshuar atë, në mënyrë, rrugë, forma e metoda paqësore.

E dyta, asnjë lëvizje për të drejtat civile nuk ka patur sukses, nëse në të janë përshirë partitë politike, në mazhorancë apo opozitë, pasi interest e “mosbindjes civile” drejtohen kundër të dyja palëve, ose kundër gjithë klasës politike në tërësi, që shihet si shkaktare e asaj ndaj së cilës bëhet rebelimi.

E treta, si mund të quhet mosbindje civile një akt që nisi nga qytetarët, e iu rrëmbye atyre ditën për diell, sapo u pa që kishte shkëndijat e para të një suksesi të mundshëm. Duke e shndërruar atë menjëherë në një aksion politik thjeshtë dhe vetëm për qëllime afatshkurtëra pushteti.

E katërta, si mundet të quhet “mosbindje civile” një nisëm për të cilën liderët politike të opozitës i caktojnë qytetarëve edhe ditën, edhe orën, edhe vendin, edhe llojin e mosbindjes aspak civile që duhet të zhvillohet nga militantët, drejtuesit e partive dhe deputetët e tyre?

Dhe e fundit, këtë lloj të ri e shqiptar të mosbindjes civile, kjo opozitë tentoi ta aplikonte edhe pak vite më parë, po kundër qeverisë socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe nuk pati asnjë sukses. Çfarë e shtyn këtë radhë të mendojë se duke u sjellë njësoj, do arrijnë që të marin në fund, dy produkte diametralisht të kundërta?! Pra, nëse dështuan njëherë, pse duhet të besojnë se do të kenë sukses tani?

E vetmja gjë që mund të fitohej këtë radhë, do të mund të arrihej nëse ky aksion do ti lihej në dorë ashtu siç edhe nisi, vetë qytetarëve. Pas kësaj që po ndodh, e vetmja gjë civile që mund të arrihet, është mosbindja e qytetarëve, se një ditë partitë edhe mund ti zëvendësojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E premte 6 prill 2018: Mos harroni ÇADRAT! Reshjet dhe erërat e forta do... (FOTO)
Previous article Atletico fiton derbin Iberik, Leipzig ‘minimal’ ndaj Marseilles

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT