• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Zbulohet magazina mijëra metra katrorë në Durrës, pronë E PADEKLARUAR e ROVENA GASHIT (FOTOT+ PROVAT)
Home
Uncategorized

EKSKLUZIVE/ Zbulohet magazina mijëra metra katrorë në Durrës, pronë E PADEKLARUAR e ROVENA GASHIT (FOTOT+ PROVAT)

6 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Zbulohen për herë të parë fotot ekskluzive të njërës prej 16 pronave kryesore të padeklaruara të Rovena Gashit, ish Drejtoreshsës së Marrdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës kur ainstitucioni drejtohej nga Adriatik Llalla. Bëhet fjalë për kapanonin prej mijëra metrash katrorë që ndodhet në lagjen Nr. 14 në qytetin e Durrësit, në të cilin një kompani italiane e cila e ka marë me qera, zhvillon aktivitet në fushën e fasonerisë duke qenë një ndër aktorët kryesorë të tregut në Shqipëri,

Dy fotot që po botojmë sot tregojnë godinën dy katëshe e cila bashkë me një pallat të tërë në plazhin e Durrësit, 14 apartamentet në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe një objekt tjetër të ngjashëm me këtë në foto, përbëjnë disa nga pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi as në deklaratën e saj të pasurisë që dorëzohet çdo vit në ILDKPI dhe as në formularët për efekt vettingu të cilat i kanë plotësuar të 800 prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Këto pasuri të padeklaruara nga krahu i djathtë i Adriatik Llallës, u vlerësuan parprakisht në mbi 2 milionë euro dhe për to ka nisur procedura e konfiskimit.

Adriatik Llalla është prej tre javësh zyrtarisht nën hetim për 4 vepra të rënda penale, si pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie si dhe për nxjerrjen e shumave të mëdha të parave jashtë Shqipërisë. Vetë Llalla sëfundi ka pranuar se ka bërë transaksione duke blerë mbi 25 mijë metra katrorë toka me të cilat do të ndërtojë një fermë model kryesisht me vreshta dhe më pas me kantinë verërash, e ku pranë ka edhe kuaj dhe një hipodrom, në një fshat shumë pranë Tiranës që quhet Qeha Shytaj.

Kjo magazinë ashtu si edhe 15 prona të padeklaruara të Rovena Gashit u zbuluan pas një investigimi të Alpenews.al nëpërmjet 16 kontratave të librezave të energjisë elektrike që ndodhen në sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) në emër të babait të saj Nuredin Gashi, 63 vjeç që figuron si i papunë që nga viti 1992.

Në dokumentin poshtë janë 16 kontratat e 16 pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, ku e fundit në listë është kontrata e godinës që shihni në fotot ekskluzive që po botojmë.  

Siç shihet Nr. i Kodit të Klientit përputhet (numri i rrethuar edhe në dokumentin lart që është në emër të Nuredin Gashit edhe në dokumentin poshtë). Kjo vërteton edhe atë që fiiguron në sistemin e OSHE, se kjo kontratë e këtij ambjenti i është dhënë në përdorim nga babai i Rovena Gashit, qytetares italiane Susan Schiatti.

Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm i marë në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit që gjendet online, Susan Schiatti është administratore e firmës “Lovers Albania sh.p.k” që operon kryeisht në fushën e fasonerisë dhe që ka sot me qera objektin që duket në fotot lart, pronë e padeklaruar e Rovena Gashit.

Kohët e fundit është shkruar e folur shumë nga mediat për këto zhvillime të bujshme rreth Rovena Gashit. Në orët dhe ditët në vijim, priten zhvillime shumë interesante në adresë të saj, por edhe të Adriatik Llallës.

Përgatiti: Alpenews.al


Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENDJA E RRUGEVE/ Edi Rama: Shumë prej "këtyre" do të shkojnë në burg, kjo as që diskutohet!
Previous article Kryemadhi "KËRCËNON": Rama të ikë, por nëse nuk e bën do e largojmë me “LUFTË”

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT