• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA/ Një qendër moderne e kërkimit shkencor për të gjitha universitetet shqiptare
Home
Sociale

MARRËVESHJA/ Një qendër moderne e kërkimit shkencor për të gjitha universitetet shqiptare

9 November, 2017 irahetemaj Sociale

Një qendër telematike kërkimi shkencor me teknologjinë më të përparuar do të ngrihet së shpejti, falë një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për të mbështetur këtë ndërmarrje të rëndësishme.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla dhe 12 Rektoret e Universiteteve shqiptare në mbështetje të nenit 6 të ligjit Nr.9704, datë 2.4.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e një Qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet” dhe të neneve 96 e 129, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” firmosen dje marrëveshje për krijimin e Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH).

Firmosja e Marrvëshjes do të bëjë të mundur ndërtimin e një qendre të përbashket të kërkim-zhvillimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pjesë e së cilës janë të gjitha universitetet publike dhe Ministria përgjegjese për Arsimin dhe kërkimin shkencor.

RASH do tu sigurojë universiteteve tona një shërbim të unifikuar cilësor dhe të sigurtë të aplikacioneve software brenda rrjetit telematik dhe do te bëjë të mundur, që në këtë shërbim të kenë akses: pedagogë e studentë, mësues e maturante, si dhe gjithe agjensitë për arsimin dhe kerkimin shkencor.

Qëllimi i Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, është:

a) zhvillimi dhe promovimi i projekteve të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) për arsimin dhe shkencën.

b) krijimi i infrastrukturës për ngritjen e një Qendre të përbashkët ndërdisiplinore kërkim-zhvillimi dhe shërbimesh TIK nga universitetet pjesëmarrëse.

c) pjesëmarrja dhe koordinimi i kërkuesve vendas në projektin europian të kërkimit “GÉANT 2020” në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), pjesë përbërëse e programit kuadër europian të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit H2020.

d) zhvillimi i programeve software “in house” dhe ofrimi i shërbimeve përkatëse për Ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe agjencitë e varësië, institucionet e arsimit të lartë/parauniversitar, institucionet e kërkimit shkencor.

e) zhvillimi i infrastrukturës “Cloudcomputing” dhe “Supercomputing” nëpërmjet Qendrës së të Dhënave për Arsimin dhe Shkencën (Datacenter) dhe çdo infrastrukture tjetër TIK të nevojshme për Universitetet.

f) promovimi i mobilitetit të studentëve përmes shkëmbimit të dhënave elektronike të studentëve, pjesë e rrjetit ndërkombëtar “Deklarata e Gronigenit”.

g) pjesmarrja në rrjetin universitar europian te Sistemeve informatike “EUNIS” në shërbim të zgjerimit të spektrit të shërbimeve për universitetet.

h) mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për llogari të Ministrisë përgjegjëse për arsimin, si një burim i të dhënave, statistikave dhe analizave.

Për ndërtimin e Qendrës Nderinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar janë ndërthurur eksperiencat më të mire nga Italia fqinje e dy konsorciumeve më të mëdha të botës universitare italiane “Cineca” dhe “GARR”, por edhe konsulenca e partneriteti i vazhdueshem i “GÉANT Assocation”, rrjetit pan-europian i Kërkimit dhe Arsimit me 38 partnere dhe mbi 50 milion perdorues anembane Europes, ku Qendra është partnere me të drejta të plota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYSET SKEMA/ Habilaj kushërinj me gruan e Bashës, ja lidhja me të (Video)
Previous article Të FITOSH Lotarinë Amerikane, më e thjeshtë se të bësh një byrek. Ja rregullat e reja (FOTO)

irahetemaj

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT