Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Lazarat. Ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit me inicialet A.S.
Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës bënë me dije se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.



