• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Katari për herë të parë në samitin arab që pas shpërthimit të krizës
Home
Nderkombetare

Katari për herë të parë në samitin arab që pas shpërthimit të krizës

5 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit Lulua Al Khater, zbuloi të mërkurën, se Doha ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në samitin arab, që do të mbahet në mes të muajit Prill në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Al Khater tha se “Shteti i Katarit mori ftesë për në samitin arab dhe do të marrë pjesë, por ende nuk kemi përcaktuar nivelin e pjesëmarrjes”.

Ndërkohë, Katari mori pjesë në takimin përgatitor për samitin arab, i cili u zhvillua në Kajro Marsin e kaluar, ku u përfaqësua nga Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Sultan bin Saad Al Muraikhi.

Në Shkurt të vitit të kaluar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, theksoi gjatë mbledhjes së Këshillit të Konsulencës së Katarit, se vendi i tij “do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm arab, pavarësisht nga vendi ku do të mbahet”.

Pyetjes rreth qëndrimit të Shtetit të Katarit në lidhje me thirrjen e disa vendeve arabe për të rikthyer pjesëmarrjen e regjimit sirian në Ligën Arabe, Al Khater iu përgjigj: “Për çështjen e Sirisë, Katari ende beson se zgjidhja politike bazuar në konkluzionet e “Gjenevë 1” është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën siriane dhe kthimin e saj në Ligën Arabe.

Ky është samiti i parë arab ku Katari do të marrë pjesë që prej shpërthimit të krizës së Gjirit më Qershor 2017, pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën të ndërpresin lidhjet me Katarin dhe të imponojnë një bllokadë totale nga toka, ajri dhe deti ndaj Dohas, pas një fushate të gjerë denigruese, para se Kuvajti të ofronte ndërmjetësimin e tij për zgjidhjen e krizës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjesti i shoferes së autobusit, pasi 11-vjeçarja mbetet jetime
Previous article Portugalia humbet mbrojtësin Pereira për Botërorin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz Botë

JO VETËM TRUMP DHE NATANYAHU/ Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar Botë

TRAGJEDI NGA ZJARRET E SPANJËS/ Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja Botë

ULTIMATUM IRANIT/ SHBA: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT