Një 23 vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike u arrestua nga policia në Berat.
Amarildo Muhametanj, banues në lagjen 4 Shtatori, Ura Vajgurore u arrestua në kushtet e flagrancës.
“Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe me vendim Penal Nr. 60-2016-283, datë 03.11.2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, njofton policia.


