• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA NË PROTESTË/ Lefteri rrëfen ngjarjen: Isha në gjumë në furgon, më kapën sikur të kisha…
Home
Aktualitet
Kronikë

U ARRESTUA NË PROTESTË/ Lefteri rrëfen ngjarjen: Isha në gjumë në furgon, më kapën sikur të kisha…

4 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga të arrestuarit e protestës së 31 marsit në Kalimash ishte edhe Lefter Rexhmati, i cili punonte prej tre vjetësh duke bërë transport udhëtarësh Kukës-Tiranë, një rrugë në ditë.

Lefterit i duhej të paguante 22 euro në ditë sipas tarifave të vendosura nga kompania koncesionare dhe kjo ishte arsyeja që ai doli në protestë. Por, pas protestës, policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar në orët e para të ditës së dielë. Sot, gjykatësja e Kukësit dha vendimin për të liruar Lefter Rexhmatin.

I ftuar në “Top Show”, Lefteri tregon momentet e arrestimit që ndodhi në furgonin ku ai flinte, nga frika se mos ia vidhnin.

“Isha në gjumë në furgon kur erdhi policia. Unë as nuk e dija që kishin shkuar më përpara në shtëpi. I pyeta pse më arrestuan por nuk m’u përgjigjën. Në 3.30 më kanë arrestuar dhe ishte një arrestim barbar. Ishte arrestim sikur të kisha vrarë njeri”, kujton Lefteri.

Më tej, Lefteri deklaroi se “akuza thonte që kemi goditur forcat e policisë dhe kemi djegur pikën ku paguhej tarifa, por unë nuk kam goditur asnjë polic. Mua më kanë goditur dhe jam gjakosur”.

Protestuesi tregon arsyet pse doli në protestën për “Rrugën e Kombit”: “Dola në protestë sepse tarifa e rrugës është shumë e shtrenjtë për mua. Vajtje-ardhje më binte 30 mijë lekë (të vjetra). Nuk më del llogaria, duke shtuar që jam vetëm unë që punoj në shtëpi”.

Kur u pyet nëse do të dilte në protestat e radhës, Lefteri u shpreh: “Nuk mund të dal më në protestë, pasi nuk më lejon gjykata”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lëreni burrin e Adelines, por shihni çfarë i ka blerë Genci Eni Koçit (FOTO)
Previous article Spalletti: Rastet e humbura të Icardi-t? Jam shumë i zhgënjyer

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës Aktualitet

RENDITJA E EUROSTAT/ Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT