• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E VRANË TEK DERA E SHTËPISË/ Vëllai i biznesmenit ndihmon policinë me dëshminë: Ai na tha se…
Home
Breaking News

E VRANË TEK DERA E SHTËPISË/ Vëllai i biznesmenit ndihmon policinë me dëshminë: Ai na tha se…

4 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit Elsi Kosiqi duket se me pohimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore ka ndihmuar Policinë e Dibrës për zbulimin e autorit të krimit. Ai është shprehur se Mahmut Gega doli nga shtëpia rreth orës 17:30 të datës 20 mars.

“Kur Mahmuti doli nga shtëpia, na tha se po shkonte te tezja në Bulqizë, pasi edhe mamaja e tij ishte nisur për atje. Vëllai më tha se kur të mbërrinte te tezja, do të më telefononte. Rreth orës 19:30, Mahmuti më telefonoi dhe më tha se ndodhej te tezja”, ka pohuar vëllai i të arrestuarit.

I pyetur nga Policia se pse Mahmut Gega nuk u gjet as në shtëpinë e tij dhe as te tezja, vëllai ka deklaruar se i kishte telefonuar atij mëngjesin e ditës së ngjarjes dhe i kishte sugjeruar të afrohej pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë. “I kam thënë vëllait të shkonte në Polici për sqarim, pa ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës.

Unë e dija vëllain te tezja. Nuk e kam ditur se ka vajtur te kushërira në Bulqizë”. Ky është një fakt që e nxjerr zbuluar të dyshuarin për vrasjen e Elsi Kosiqit.

Vëllai ka deklaruar se Mahmut Gega, natën e krimit, ndodhej për darkë te tezja, kurse i dyshuari ka thënë dy versione të ndryshme. Fillimisht është shprehur se ishte te kushërira dhe në gjyq ka pohuar se do të flasë një herë tjetër.

Mahmut Gega ka deklaruar se e ka të qartë për çfarë hetohet dhe dyshohet dhe ka shtuar se: “do të jap shpjegime në një fazë tjetër”. Ndërkohë, në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ai mohoi kategorikisht veprën penale, për të cilën është arrestuar, duke kërkuar të kontrollohen të gjitha telefonatat dhe kamerat e sigurisë, pasi ai natën e ngjarjes ka qenë mik në Bulqizë.

Gjykata vlerësoi se rezultojnë të provuara thëniet e prokurores në seancën e vlerësimit të veprës penale, si informacioni për referimin e veprës penale, procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kufomës, të vendeve, të mjeteve, të telefonit, të këqyrjes, marrjes dhe sekuestrimit te provave materiale, deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, si dhe aktet tjera të administruara në dosje.

Gjykata Dibër argumentoi se duhej pranuar kërkesa e Prokurores për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Mahmut Gega, se në analizë të kushteve të përgjithshme të caktimit të masës së sigurimit personal, konstatohet nuk ekzistojnë shkaqe paqëndrueshmërie apo të shuarjes së veprës penale, se lipsen verifikime dhe hetime, pasi ekziston një dyshim i arsyeshëm se mund të jetë autor i veprave penale, për të cilat është arrestuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spalletti: Rastet e humbura të Icardi-t? Jam shumë i zhgënjyer
Previous article Tuna lë djalin dhe burrin në shtëpi, kapet MAT duke shijuar jetën e natës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT